U dobi od 15 godina Blerta Zeqiri je bila drugačija od svojih vršnjaka. Osnovala je muzički bend koji je svirao rep. Ona se opirala i ponovo razbila tabu kada je odlučila da studira film, stručni pravac koji većina opisuje kao „profesiju za muškarce“. Rekli su joj da zauzima mesto namenjeno momku koji bi postao filmski reditelj i osnovao porodicu dok će se ona nakon završetka studiranja jednostavno udati i završiti karijeru filmskog reditelja“ ..

Blerta Zeqiri, danas je uspešna filmska rediteljka koja je započela je svoju karijeru kao vokalista muzičke grupe, tako da u njenom sećanju iz detinjstva i odrastanja veliki deo zauzima muzika i muzička aktivnost. Grupa BAM dobila je ime po tri devojke iz grupe „Blerta, Ardita i Mimoza“ koje su pevale u Suvoj Reci – malom gradu poznatom po uzgajanju grožđa u južnom delu Kosova. Ovo je bila i prva grupa na Kosovu sastavljena samo od žena koje pevaju REP.

Njena muzička aktivnost donela joj je mnogo uzbudljivih i određujućih trenutaka u životu, potvrđujući njen uspeh u radu. Iako mala grupa, učestvovali su u veoma poznatom festivalu tog vremena, „Show Fest“, gde su zauzele prvo i drugo mesto. Blerta, koja je uglavnom pisala tekstove grupe, kultivirala je strast za muziku do 19 godine, kada je počeo rat na Kosovu. Od BAM benda, danas je samo Mimoza nastavila da se bavi muzikom. Sada je poznata kao Mimoza H, koja je prošle godine lansirala svoj solo album u Kanadi i imala je odlične kritike iz kanadskih medija.

Pošto je Blerta u tinejdžerskom periodu imala karijeri u RAP muzici, njeni roditelji nisu bili iznenađeni što se našla u umetnosti. Prvobitno je upisala smer dramaturgije na Univerzitetu u Prištini, ali je u srcu vise volela režiju. Kada je rekla profesoru filma da želi da studira režiju, on je odgovorio da je „ovaj fakultet za muškarce, a film nije profesija za žene“.

Čak i ako ste najbolja od svih, vi ste žena i sutra ćete se udati, stvorićete porodicu i ostavićete režiju. Na kraju ćete zauzeti mesto muškarcu koji će zapravo raditi više nego vi, jer on neće napustiti rad režisera, čak i nakon što je stvorio porodicu“- podseća se Blerta reči profesora režije na Univerzitetu.

Blerta, koja je studirala film u Francuskoj, osvojila je nekoliko nagrada za neumorni i profesionalni rad. 2012. godine bila je najpoznatija po filmu „Povratak“ na „Evropskom festivalu nezavisnog filma“, koji se održava u Parizu, u Francuskoj. Za ovaj film osvojila je i nagradu Sundance, u Sarajevu. Ovaj film je otvorio vrata i za Kosovo na međunarodnom nivou. Kada je film osvojio Sundance festival, glavne novinske priče na Kosovu počele su sa temom kulture; što se retko dešava. Režirala je i kratki igrani film, koji joj je doneo nekoliko nagrada, naterao je na suze, ali i smeh. Tokom snimanja filma, ona se oduševila glumom Adriane Matoshi i Lulzim Bucolli, dva poznata glumca sa Kosova. „Tokom montaže, plakali smo i smejali smo se mnogo puta sa filmskim montažerom i suprugom Kekom. Plakala sam kada je film pušten u velikom bioskopu u Sundanc, jer mi se ostvario san koji se nisam ni usudila da sanjam. Plakala sam i sledećeg dana nakon nagrade u Sundance … To je projekat koji mi je doneo najviše suza. Plakala sam zbog teme koja je obrađena (civilne žrtve  rata) i plakala sam zbog uspeha koji je postignut filmom“.

U filmu „Povratak“ predstavljen je život žene koja živi sa sinom i nakon četiri godine vraća joj se suprug za kojeg nije ništa znala, a on je bio u srpskom zatvoru. Film počinje nakon što se porodica okupi, pridruži, na prvi dan okupljanja … Film se takođe bavi preživelim iz rata.

Dugometražni film „Brak“ je za nju veoma poseban jer se bavi ljubavnim trouglom tri žrtve u našem patrijarhalnom društvu: ljubavi dvoje muškaraca i žene ovog poslednjeg, a to je kolateralna šteta situacije stvorene upravo zbog nehumanih pravila patrijarhalnog društva. Film je premijerno prikazan na festivalu A kategorije 28. novembra 2017.

Blerta takođe radi kao mentor sa srednjoškolcima u projektu „Škola dokumentarnog filma“ u organizaciji Dokufesta. Ovaj projekat se bavi ljudskim pravima i ljudskim vrednostima, koji ispunjava Blertin život energijom i pozitivnošću. Dok, ovih dana Blerta radi na konceptu jedne televizijske serije i ujedno promoviše svoj dugometražni film  Brak, koji će ovih dana imati svoju svetsku premijeru u Talinu na Blak Nights festivalu.

Konačno, Blerta sugeriše da mi kao društvo hitno moramo promeniti školske programe i udžbenike, koji još uvek imaju mnogo problema, posebno sa rodnim ulogama koje su i dalje ko nožem podeljene između njegove ćerki i sinova, muževa i žena.

Bljerta Zećiri sada živi u naselju Dodona, u Prištini, Kosovo, sa svojim mužem Keka Kreshnik Berisha, i decom,  Zogu, Nata i štenetom Mambo.

Aktivista

Periudha e moshës 15 vjeçare ishte më ndryshe për Blerta Zeqirin, për dallim nga moshataret e saj. Ajo kishte themeluar një bend muzikor, të cilët bënin muzikë RAP. Ajo i kundërshtoi dhe i theu tabut përsëri kur vendosi të studioi filmin, drejtim i përshkruar nga shumica si “profesion për burra”. I thanë se po ia nxë vendin një djali i cili do të krijojë familje, kurse ajo pasi ta përfundojë regjinë do të martohet.

Blerta Zeqiri, sot një regjisore e suksesshme kishte filluar karrierën si vokaliste e një bendi muzikor, andaj një copë të madhe në kujtesën e saj nga fëmijëria dhe adoleshenca zë muzika dhe aktiviteti i saj në muzikë. Grupi muzikor që quhej BAM, kishte marr emrin nga tri vajzat e grupit “Blerta, Ardita dhe Mimoza”, të cilat këndonin në qytetin e Suharekës – një qytet i vogël i njohur për kultivimin e rrushit në regjionin jugor të Kosovës. Ky ishte edhe grupi i parë në Kosovë i përbërë vetëm prej grave që këndonin RAP.

Aktiviteti i saj në muzikë i kishte sjellë shumë momente emocionuese dhe përcaktuese për jetën e saj, duke ia vërtetuar asaj se me punë arrihet suksesi. Ndonëse, një grup i vogël, ato kishin marr pjesë në festivalin shumë të famshëm të asaj kohe “Show fest”, ku edhe kishin zënë vendin e parë dhe një herë vendin e dytë. Blerta, e cila kryesisht i shkruante tekstet e grupit, e kultivoi pasionin për muzikën deri në moshën 19 vjeçare, kur edhe filloi lufta në Kosovë. Nga grupi BAM, sot vetëm Mimoza vazhdon të merret me muzikë. Atë tani e njohin si Mimoza H, e cila vitin e kaluar ka lansuar albumin e saj solo në Kanada dhe ka pasur shumë kritika të mira nga mediat kanadeze.

Blerta në adoleshencë kishte bërë një karrierë në RAP muzikë, për prindërit e saj nuk ishte e papritur që ajo të orientohet në art. Fillimisht, ajo u regjistrua ne degën e Dramaturgjisë në Universitetin e Prishtinës, por zemrën e kishte ne degën e regjisë. Atëbotë, kur ajo i tregoi profesorit të regjisë se ka dëshirë të studiojë për regjinë, ai ia ktheu se “ky fakultet është për burra dhe filmi nuk është profesion për gra”.

„Edhe nëse je më e mira nga të gjithë, ti je femër dhe nesër do të martohesh, do të krijosh familje dhe do ta lësh regjinë. Si përfundim vetëm do t’ia zësh vendi një djali i cili në realitet do të bëj më shumë se ti, sepse ai nuk do ta lë punën e regjisorit edhe pasi të ketë krijuar familje“- kujton Blerta fjalët e profesorit të regjisë në Universitet.

Blerta e cila e studioi filmin në Francë, për punën e saj të palodhshme dhe profesionale ka fituar disa çmime. Në vitin 2012 ishte shpallur si regjisorja më e mirë për filmin e saj “Kthimi” (Return) në “European Independent Film Festival”, i cili zhvillohet në Paris të Francës. Për regjinë e këtij filmi ka fituar edhe çmimin në Sundance, në Sarajevë. Ky film ia hapi edhe dyert Kosovës në imazhin ndërkombëtarë. Kur filmi fitoi në festivalin Sundance, lajmet qendrore në Kosovë kanë filluar me temën e kulturës, gjë që ndodh rrallë.

E filmi i metrazhit të shkurtër, cili i solli asaj disa shpërblime e ka bërë të qajë shumë, por edhe të qeshë. Gjatë xhirimit të filmit, ajo është rrëqethur nga aktrimi i Adriana Matoshi dhe Lulzim Bucollit, dy aktorë të famshëm nga Kosova.  “Gjatë montazhës, kemi qarë e qeshur shumë herë bashkë me montazherin e filmit dhe bashkëshortin tim, Kekën. Kam qarë kur është lëshuar filmi në kinemanë e madhe në Sundance, sepse po më realizohej një ëndërr të cilën as që kisha guxuar ta ëndërroj ndonjëherë. Kam qarë të nesërmen e fitores në Sundance. Është ky projekti që më ka sjellë më së shumti lot. Kam qarë për shkak të temës që trajtohet (viktimave civile të luftës) dhe kam qarë nga gëzimi për sukseset që ka arritur filmi”.

Në filmin “Kthimi” paraqitet jeta e një gruaje që jeton me djalin saj dhe pas katër vitesh kthehet burri për të cilin nuk dinin asgjë, e ai ishte në një burg të Serbisë. Filmi fillon pasi familja bashkohet, pra për ditën e parë të bashkimit. Filmi trajton edhe të mbijetuarat e luftës. Kurse, filmi i metrazhit të gjatë „Martesa“ për të është tejet i veçantë për shkak se trajton një trekëndësh dashurie të tri viktimave në shoqërinë tonë patriarkale: Dashurinë e dy burrave dhe gruas së këtij të fundit, e cila është dëm anësor i situatës së krijuar pikërisht nga rregullat johumane të shoqërisë patriarkale.  Filmi kishte premierën në një festival të kategorisë A më 28 nëntor 2017, në Estoni ku u shpërblye me dy çmime në “Tall in Black Nights”, Tallin.

Blerta punon edhe si tutore me nxënësit e shkollave të mesme në projektin  „Shkolla e filmit dokumentar“ që organizon Dokufest. Ky projekt trajton të drejtat e njeriut dhe vlerat njerëzore, që e mbush jetën e Blertës me plot energji dhe pozitivitet. Për fund, Blerta sugjeron se ne si shoqëri duhet urgjentisht të ndryshojmë plan programin dhe tekstet shkollore, të cilat ende kanë shumë probleme, sidomos me rolet gjinore të cilat edhe më tej janë të ndara si me thikë në mes të vajzës dhe djalit, burrit e gruas.

Blerta Zeqiri sot jeton në Prishtinë me bashkëshortin e saj, Keka – Kreshnik Berishën, fëmijët Zogun, Natën dhe qenushin Mambon.

Aktiviste

The age of 15 years, unlike for her peers, it was different for Blerta Zeqiri. She had formed a musical band that played rap music. She resisted and chose to break the taboos when she decided to study the film, a subject considered by many as „the profession for men.“ They told her that she was getting a place meant for a boy, who would eventually become a film director and create a family, while for her, after finishing the studies, she would simply get married and end her pursuit of career as a film director.

Blerta Zeqiri, today a successful film director, has started her career as a vocalist in a music band, therefore a great part in her memories from childhood and adolescence lay with her music activities. The band named BAM was named after the three girls of the group „Blerta, Ardita and Mimoza“ who sang in Suhareka – a small town known for the cultivation of vineyards in the southern region of Kosovo. This was also the first female rap band in Kosovo.

Her music activity brought her many exciting and definitive moments in her life, confirming her success combined with her work. Though a small group, they had taken part in the very famous festival at that time called „Show Fest“, where they achieved the first place and once the second place. Blerta, who wrote most of the texts for the group, cultivated the passion for music up to the age of 19 when the war started in Kosovo. From the BAM band, today only Mimoza continues to perform music. She is now known as Mimoza H, who launched her solo album last year in Canada and has had many great reviews from Canadian media.

& Since Blerta as a teenager had developed her career in RAP music, her parents were not surprised to find her later on in a different type of art. Initially, she was enrolled in the department of Dramaturgy at the University of Pristina, but her heart was in the film direction. When she told the professor of the direction that she wanted to study for film direction, he replied that „this faculty is for meant men and the film is not a profession for women.”

Even if you are the best of all, you are a woman and tomorrow you will get married, create a family, and leave the direction. In the end of the way you are only taking the place of a boy who will actually do more than you, because he will not leave the director’s work even after he has created family“- recalls Blerta the words of the professor of direction thrown on her at the University.  Blerta, who studied film in France, has won several awards for her tireless and professional work. In 2012 she was best-known for her film „Return“ at the „European Independent Film Festival“, which takes place in Paris, France. For this film she has also won the Sundance Award, in Sarajevo. This film also opened the door to Kosovo in international image. When the film won the Sundance festival, the central news in Kosovo started to transmit news about culture, too, something that rarely happens. And the short feature film, which brought her some rewards brought tears to her eyes, but also a lot of joy, too.  During the filming of the movie, she was thrilled by the acting of Adriana Matoshi and Lulzim Bucolli, two famous actors from Kosovo. „During the editing, I’ve been crying and laughing many times with the filmmaker and my spouse Keka. I was crying when the movie was released at Sundance’s big cinema, because I was dreaming a dream, I never dared to dream. I cried the next day of victory in Sundance … It is this project that has brought me tears. I have been crying because of the topic being dealt with (civilian war victims) and I have been crying for joy for the successes that the film achieved.”

The movie „Return“ presents the life of a woman who lives with her son and after four years the husband come home for whose whereabouts, she knew nothing, and he was in a Serbian prison. The film begins after the family reunites … The film deals with the survivors of the war. Whereas, the feature film „Marriage“ for her is extremely special because it deals with a love triangle of the three victims in our patriarchal society: the love of two men and the women of the latter, who is the effect of the situation created precisely by the inhuman rules of patriarchal society. The film premiered at an A category festival on November 28, 2017.

Blerta also works as a tutor with high school students in the project „Documentary Film School“ organized by Dokufest. This project addresses human rights and values, which fill Blerta’s life with energy and positivity. These days Blerta is working on the concept of a television series and at the same time is promoting the feature film ‘Marriage’, which these days will have the world premiere at the festival Tallinn Black Nights.

& Finally, Blerta suggests that we as a society should urgently change the curriculum and the textbooks that still have many problems, especially with gender roles that are still staggered between the girl and the boy, man and woman.

Blerta Zeqiri today lives in the Dodona neighborhood of Pristina in Kosovo, with her husband Keka Kreshnik Berisha, their children Zogu and Nata as well as their puppy Mambo.

Activist

Leave a Comment

Ваша адреса е-поште неће бити објављена. Неопходна поља су означена *