Ky muze virtual paraqitet si një entitet dixhital që i merr karaktersitikat e një muzeu, por me një rol më të veçantë; Promovimin e vlerave të aktivizmit paqësor të grave të cilat mbrojnë të drejat e njeriut. Ky muze, i cili do të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë, do të paraqitet në formën e platformës interaktive, duke sjellur rrëfime frymëzuese dhe jetësore, fotografi apo edhe video të grave aktiviste.
ARTPOLIS ka mbledhur më shumë se 30 shkrime për gratë nga Kosova dhe Rajoni, të cilat kanë luftuar pabarazitë sociale në forma të ndryshme duke u angazhuar në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëritë patriarkale.