Zoe Gudović një rebele e lindur që refuzonte të nënshtrohej, gjithmonë e gatshme për t’i sfiduar autoritetet. Padrejtësitë qenë caku i saj, sidomos ato klasore, të cilat e motivonin për të vazhduar rrugën e saj. Njëherë ishte aktiviste për të drejtat e fëmijëve, kurse sot, ajo është zëri i grave.

Njihuni me Zoe, e zëshme dhe e pabindur:

Zoe Gudović është nga Beogradi dhe ka 20 vite që vepron si aktiviste feministe/lesbike.

Puna e saj si aktiviste nisi në lëvizjen feministe, kur ajo brenda grupit “Źene na delu” u bë e vetëdijshme për pabarazinë ekonomike në të cilën jetonin gratë, sidomos në aspektin politik, përkundrejt atij kulturor dhe social. Të gjitha këto fenomene ekzistuese ishin forca e saj lëvizëse për të përkrahur vazhdimisht ndryshimet në modelet shoqërore për një jetë më të mirë të grave. Orientimi i saj seksual, si lesbike i mundësoi një pamje më të gjerë se si gratë kuptohen dhe pranohen, se si mediat dhe sistemi diktojnë pamjen, sjelljen dhe pranimin e grave, veçanërisht kur ato shihen vetëm si makina riprodhuese.

Zoe edhe pse vjen nga bota e teatrit, ajo arriti ta kuptojë se në qarqet feministe në mënyrë teorike flitet rreth trupit dhe sigurisë, kurse praktika është e pamjaftueshme për ta mbështetur teorinë. Kjo është edhe arsyeja se pse ajo ia dedikoi 20 vite afirmimit të artit feminist, lidhjes mes artisteve dhe aktivisteve.

Rebelimi i Zoe-it nuk ishte lehtë i pranueshëm për familjen e saj. Ajo kujton injorimin dhe akuzat, se si ajo dhe motra quheshin tradhtare pasi mbanin kontakte me gratë nga e gjithë ish-Jugosllavia.

Familja ime kishte vështirësi të pranonte faktin se motra ime më e madhe Milica dhe unë nuk i përmbaheshim diskursit nacionalist, militarist dhe shpesh na kanë injoruar, sepse na mendonin si tradhtare për shkak se ishim në kontakt të vazhdueshëm me gratë nga e gjithë ish-Jugosllavia, me kalimin e kohës edhe këto reagime ndryshuan”, theksoi Zoe.

Edhe pse situata për gratë sot ka ndryshuar në Serbi dhe rajon, Zoe nuk mund të jetë e lumtur sepse realiteti, siç thotë ajo është akoma i trishtë dhe nuk ka barazi për aq kohë sa gratë jetojnë në frikë dhe dhunë.

“Fatkeqësisht, realiteti dërgon mesazhe çdo ditë se gratë bashkëjetojnë me sistemin patriarkal, i cili na kontrollon dhe ku vërehet qartë dominimi dhe forca e burrave. Realiteti më së shumti pasqyrohet në statistikat mbi dhunën ndaj grave, vrasjet (femicidi) e grave, gjuetisë së përsëritur për ndalimin e abortit, një kishë që përzihet në të drejtat elementare të grave edhe pse Serbia njihet si shtet laik. Gratë janë të parat që goditen në diskutime me masat kursyese dhe të parat që largohen nga puna, shkarkohen, vuajnë nga abuzimi seksual, ngacmimet seksuale dhe dhuna fizike.

Ajo që e lëndon më së shumti Zoe-n është dhuna ndaj grave.

“Nuk ka pse gratë të emancipojnë burrat, ata duhet të marrin vetë rolet, të kuptojnë se privilegji i pushtetit duhet të dekonstruohet dhe të vetorganizohen për të qenë të vetëdijshme për të tjerët, të cilëve vazhdimisht ua shkaktojnë të keqen”, potencoi ajo.

Zoe është gjithashtu fituese e çmimit “Jelena Šantić” në kategorinë e individëve për veprimin e tyre të vazhdueshëm që promovojnë aktivizmin paqësor, tolerancën dhe jo dhunën.

Ajo ka iniciuar marshin e lezbikeve në mars të 2015 duke mbledhur qindra gra dhe për herë të parë duke marshuar rrugëve të Beogradit pa asnjë incident, si dhe ka iniciuar klubin e grave bateriste për 8 Mars! Po ashtu, Zoe është bashkë-themeluese e Teatrit Feminist, dhe që nga viti 1999 punon në mënyrë aktive për ta bërë të dukshëm artin performues feminist. Tash e 16 vite ajo ka mbajtur punëtori teatrore në më shumë se 20 qytete në Serbi, Lubjanë, Sarajevë, Shkup, Barcelonë, Berlin, Budapest, Vjenë etj; si dhe ka krijuar lidhje në mes të grave artiste dhe aktiviste nën titullin “Lëvizja e Grave- Teatri i Grave – Trupi i Grave”.

Në të njëjtën kohë punon në fondacionin feminist “Rekonstrukcija Ženski”, si një person përgjegjës për marrëdhëniet me publikun dhe në zhvillimin e filantropisë lokale, që përpiqet ta rris vetëdijen e njerëzve për rëndësinë e parave, përgjegjësinë dhe shpërndarjen e tyre për hir të një raporti më të barabartë në shoqëri

Disa nga aktivitet e implementuara nga fondacioni feminist “Rekonstrukcija Ženski” janë:

Motrat e bëjnë atë më së miri: http://www.rwfund.org/eng/join-in/sisters-are-doing-it-best/

Kjo organizatë përpiqet të mbështesë një person, familje ose një situatë të caktuar apo kolektiv të grumbullojnë të holla.

Gëzimi i shfrenimit: http://www.rwfund.org/category/radost_ludost/

Fondacioni krijon hapësira publike për shkëmbim, shoqërim, veprime solidariteti, rrjetëzim, por edhe për gëzim dhe shfrenim.

Na frymëzojnë dhe na motivojnë: http://www.rwfund.org/eng/category/news/interview/

Në kuadrin e filantropisë feministe që zhvillohet nga fondi “Rakonstrukcija Ženski”, ku shumë gra me profesione të ndryshme rrëfejnë apo shprehin mendimet e tyre rreth kësaj teme. Fondacioni përpiqet që t’i promovojë gratë dhe përpjekjet e tyre jetësore, krijuese dhe mendimet e tyre kur bëhet fjalë për donacione, solidaritet dhe dukshmëri.

Aktiviste