Selma Asotić e lindur në Sarajevë në vitin 1992, kur fillon në kujtimin e fëmijërisë së saj  ajo kujton që tipari më i shquar i fëmijërisë dhe rinisë ishte ndjenja e çoroditjes së plotë, konfuzionit dhe frikës. Ne të gjithë u ngritëm për të jetuar në frikë të vazhdueshme dhe në ndjenjë të mungesës së shpresës. Jeta ime deri tani ka qenë një përpjekje për t’u munduar dhe për të luftuar ndaj kësaj mungese të shpresës. 

Pse ka filluar Selma të luftoj për të drejtat e grave?

Mendoj se “lufta për të drejtat e grave” është një frazë që ndoshta nuk e meritoj, pasi nuk mendoj se kam bërë shumë. Unë kurrë nuk e kam shpallur atë për askënd, vetëm gradualisht u bë e qartë, së pari për mua, dhe pastaj ata përreth meje, që isha duke u bërë feministe. Rezistenca ime ka lindur nga acarimi i fortë. Unë mund të kuptoj që nga mosha e re, duke shikuar gratë në familjen time, në bashkësinë time, që gratë pësojnë padrejtësi, shtypje dhe poshtërim. Ishte shumë më vonë, në kohën e adoleshencës time të vonshme, që e përktheva këtë ndjenjë në një qëndrim politik të artikuluar.

Unë nuk do ta quaja veten një aktiviste: Nuk e di se çfarë nënkupton ajo. Unë thjesht po përpiqem të punoj me njerëz të tjerë dhe të bëj gjëra që shkaktojnë edhe gurgullimin më të vogël në sistemin aktual politik. Unë e di se gratë mbajnë barrën e padrejtësisë, që ato janë të abuzuara, të heshtura dhe të përulura nga forca brutale, edhe pse janë forca shtytëse e komuniteteve tona dhe kjo shpesh më dëshpëron. Por unë nuk besoj se dëshpërimi ka një vend në politikë, prandaj përpiqem t’i kthej këto ndjenja në zemërim. Zemërimi është produktiv, nëse kanalizohet siç duhet.

Fuqizimi i gruas për Selmën do të thotë: fuqizimi do të thotë të bëhesh i vetëdijshme, nëpërmjet edukimit politik dhe emancipimit, të kushteve materiale që qeverisin ekzistencën tonë në shoqëri. Tentimi për të ndryshuar këto kushte, të cilat janë të padrejta dhe shfrytëzuese, dhe lëvizja drejt një komuniteti më egalitar që do të shfuqizonte hierarkitë ekzistuese të pushtetit midis qenieve njerëzore, është thelbi i luftës sonë. Përpjekja për të fuqizuar individët, duke mos sfiduar shtypjen sistematike është, sipas mendimit tim, një detyrë e pafrytshme. Gratë dhe burrat nuk mund të jenë të lirë nëse struktura shoqërore brenda së cilës shpaloset jeta e tyre është e ndërtuar mbi shfrytëzimin.

Selma  shkruan poezi, përkthen dhe është bashkë-redaktore e një reviste feministe.

Linku me shkrimet e Selma-s: https://bonamag.ba/

Uncategorized @sq