Sandra Ljubinković, shpirt i pasionuar, e gjallë, e lirë, udhëtare, vagabonde, duke e shijuar jetën dhe përvojat në të gjitha format e saja, duke e perceptuar se ne (njerëzit) jemi më shumë se vetëm trup, mendim, emocion, koncept, apo dëshirë.  Ajo është përkushtuar thellësisht për të punuar me gratë, një aktiviste me sfond profesional në këshillimin feminist, avokuese kundrejt dhunës në bazë gjinore, ndaj trafikimit të grave dhe fëmijëve si dhe aktiviste për të drejtat e grupeve të margjinalizuara (punonjësit e seksit dhe LGBTIQ).

Ajo nuk përshtatet asnjëherë dhe kjo është veçoria e saj më e mirë. Për Sandrën është kaq e natyrshme për ta ndarë gëzimin, vështrimet dhe perspektivën me të tjerët të cilët janë duke kaluar kohë të vështirë, kanë humbur shpresën dhe janë në konfuzion. Për të, misioni në jetë nuk është vetëm të mbijetojë, por siç thoshte aktivistja amerikane, Maya Angelou “Misioni im në jetë është të lulëzojë, ta jetojë jetën me pasion, mëshirë dhe pak humor”.

Sikurse për shumë gra aktiviste të Ballkanit, edhe tek Sandra lufta ka lënë kujtime. Ajo nuk mund ta harroj atmosferën në fillim të viteve ’90-ta, një situatë e elektrizuar – ndarjet, kur babai i saj po protestonte me nacionalistët serbë, kurse ajo ishte në anën tjetër me disa studentë duke  protestuar kundër luftës.

“Mësova të jem e fortë në butësinë time. Dhe e butë brenda forcës sime sepse doja të gjeja ekuilibër brenda meje”, përshkruan Sandra ndjenjat e saja kur filloi kauzën për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Gjëja më e mirë e udhëtimit të saj në aktivizëm është përkrahja nga familja dhe nga shumë miq, ku ajo ka një vend për të qeshur, për të qarë, për të bërtitur ose vetëm për të qëndruar në heshtje, pa thënë asgjë. “Nëse jeni me fat, do të keni shumë njerëz që do t’ju bëjnë të lumtur, por gjithmonë do të jenë disa persona që do t’ju dhurojnë energji, me të cilët do të qeshni deri sa barku t’ju dhembë, miq të sinqertë, të butë, të ndershëm, të guximshëm e kësisoj edhe dita do t’ju duket më e ndritshme”.

Sandra nga Beogradi, e cila jeton në Amsterdam, ka kaluar gjysmën e jetës duke u rebeluar ndaj të gjithë atyre që i cenonin të drejtat e grave.  Për të, “të drejtat e barabarta të grave” në Serbi sot janë nën kërcënim në kushtet e pakësimit të hapësirave të shoqërisë civile. Për Sandrën, nuk është një trend kalimtar, por realiteti aktual, i ardhshëm i politikës, dhe peizazhi ekonomik që të na bëjë të gjithëve të mendojmë ndryshe, të kuptojmë më thellë se si sistemet tona janë thyer dhe ndërkombëtarisht të përdorim të drejtat e njeriut për punën tonë.

E pyetur se cilat janë tre sfidat që gratë ballafaqohen në Serbi, ajo shprehet kështu

“Ndikimi kumulativ i ndërhyrjeve formale dhe joformale shtetërore për të kontrolluar shoqërinë civile, si dhe mungesa e veprimeve shtetërore për të mbrojtur aktivistët dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka një ndikim disproporcional në zërin politik të grave dhe të njerëzve LGBTIQ. Diskriminimi ekzistues në shoqëri jo vetëm që ndikon në përvojën e tyre të kufizimeve të shoqërisë civile, por gjithashtu i bën ato objektiva të lehta për goditjet shtetërore.

Zbatimi i ndryshëm i legjislacionit dhe politikave në Serbi, nuk janë vetëm mjete neutrale burokratike, por mekanizmat e shtetit për të heshtur zërat kritikë dhe për të përforcuar status quo-në e shoqërisë, e cila karakterizohet nga margjinalizimi sistematik i grave dhe personave LGBTIQ.

Fakti i shpeshtë për gratë aktiviste, organizatat ku udhëheqin gratë dhe gratë mbrojtëse të të drejtave të njeriut është përdorimi i dhunës seksuale për të heshtur apo frikësuar ato, si një përvojë praktike universale.

Sandra edhe pse ndonjëherë mbetet aq e mahnitur nga qëllimi, destinacioni, e ardhmja, “vendi ku duhet të jetë”, e harron vendin e tanishëm, vendin ku qëndron, vendin nga i cili do të marr hapin tjetër, vendi ku është jeta.

”Ju harroni se po merrni frymë tani, se udhëtimi është bërë vetëm me frymë, momente. Ju harroni praninë tuaj, aq të ngurtë, aq të besueshme, aq të vazhdueshme në ndryshimin e vazhdueshëm të udhëtimit. Destinacioni është bërë më i rëndësishëm se prania dhe ju jeni humbur në kohë. Lumturia nuk është një vend që ju do të arrini. Lumturia nuk do të duket magjike në përfundimin e udhëtimit tuaj”, përshkruan Sandra si një poete, kur e pyetëm se ku është sot dhe me çfarë po merret.

Por, ajo nuk e harron që lumturia ecë me të, puna me feministe ka krijuar praktika të jashtëzakonshme dhe të përkushtuara, aktiviste dhe shëruese të komunitetit, duke krijuar hapësirë ​​për punë më të thellë në dimensionin personal/të brendshëm të aktivizmit.

Ajo është duke punuar në ‘Sigurinë holistike’ në politikat e vetë kujdesit dhe kujdesit në mesin e aktivistëve – ku urgjenca e mbështetjes së komuniteteve dhe lëvizjeve në zvogëlimin e hapësirave të shoqërisë civile: queer (lgbt), vetësigurinë feministe dhe anti-raciste, e cila ka të bëjë me krijimin dhe formimin e  komuniteteve të brishta, të mbledhura nga përvojat e shkatërrimit.

“Aktivistet po e marrim për seriozisht dhe po e transformojmë atë që ka rëndësi; jeta e grave është e rëndësishme; jeta e atyre me ngjyrë është e rëndësishme; jeta e queer-ave është e rëndësishme; jeta e personave me aftësi të kufizuara është e rëndësishme; jeta e trans-personave është e rëndësishme; të varfërve; të moshuarave, jeta e të burgosurve është e rëndësishme. Për ata që duhet të këmbëngulin se kanë rëndësi për një çështje: kujdesi për vetën është betejë

Aktiviste