Për karakterin e saj thotë se nuk ndjehet shumë e sigurt për ta shpjeguar me fjalë dhe nuk do të përgjigjet sipas prirjes që jemi mësuar të dëgjojmë, për të përfaqësuar veten në një dritë pozitive. Ajo beson se të tjerët mund ta vlerësojnë më lehtë këtë gjë. Ndonëse sipas saj, ka të bëjë me faktin që ka ndryshuar vazhdimisht në disiplina, punë dhe qytete të banimit. Rada ka dashur në thelb një gjë – që lufta dhe dhuna, veçanërisht dhuna dhe padrejtësia ndaj grave, të zhduken.

Tek sa e shpaloste fëmijërinë e saj ajo beson se ka qenë me fat që ka pasur një fëmijëri të lumtur, personalisht i ka shpëtuar luftës dhe ka jetuar në një kohë paqeje në Jugosllavi (1945-1991). Me naivitet dhe gabimisht, në atë kohë mendonte se paqja do ekzistonte përgjithmonë. Ka pasur shumë miq ose persona që i admironte.

Sot, si luftëtare e pabarazisë thotë se motivimin për ta luftuar shtypjen e gruas e ka nisur qysh ne familje, duke e vëzhguar gjendjen e pabarazisë në pushtet midis babait dhe nënës, më vonë në shoqëri dhe në punë. Megjithëse babai i saj nuk ishte i dhunshëm, patriarkati si në nivel shtëpie ashtu edhe në nivelin e shoqërisë dhe shtetit ishte i qartë. Një gjë të tillë Rada e konsideronte të padrejtë për gratë. Babai i saj vdiq para se ajo ta zhvillonte feminizmin e saj, dhe se ai do ta kishte mbështetur vetëm sepse isha bija e tij, megjithëse ajo nuk është e sigurt se ai do ta kishte mbështetur çështjen feministe në përgjithësi. Ndërsa, për nënën ajo thotë se e mbështeti në çdo gjë, sidomos në këtë rrugëtim. Sa i përket brezit të saj të feministëve, u tallën, kurrë nuk u sulmuan, nga shumica e personave, kolegëve, gazetarëve dhe shtypit në përgjithësi (me shumë pak përjashtime, por ka pasur disa).

“Ne mbështetëm njëra-tjetrën, gjë që ishte shumë e rëndësishme. Kënaqësia është se, në vendet ku kam jetuar të paktën, pozitat dhe kërkesat themelore feministe, veçanërisht ato për dhunën kundër grave, janë bërë zyrtarisht të njohura, të pranuara dhe janë përgjithësuar. Kjo nuk është e vërtetë kudo, por ka një progres të ngadaltë në pranueshmërinë e pretendimeve feministe, gjë që nuk do të thotë aspak se gratë janë bërë të barabarta (pavarësisht të drejtave të barabarta në vendet ku ato i kanë, apo pak a shumë kohëve të fundit, i kanë pranuar këto drejta)”, potencoi ajo.

Për brezin e Radës në Jugosllavi, angazhimi i saj i parë publik në ngritjen e çështjeve të grave dhe këmbënguljen për disa vite në disa qytete të mëdha nga fundi i viteve shtatëdhjetë (1970 …), ishte me rëndësi të madhe dhe u lejoi të mësonin më shumë, të zhvillojnë njohuritë feministe, të përhapim më tej aktivizimin e tyre dhe të zhvillojnë gjithashtu njohuri praktike politike.

“Mbaj mend ato aktivitete të hershme. Ajo që ishte e veçantë për të gjitha: afërsia e angazhimit politik personal si feministe, me angazhimin profesional të shumë prej nesh. Ne e përdornim sloganin feminist që ‘personalja është politike’ ose ‘gjithçka është politike’, por ishte shumë e vërtetë. Një çështje kryesore e lindur nga ky angazhim i parë ishte afërsia e siç e quajtëm atëherë çështja e grave dhe çështja kombëtare (me Julie Mostov më vonë, redaktova një libër me titull ‘Nga gjinia tek kombi’), shpalosi Rada.

Si momenti më i lumtur i jetës së saj është rritja e aktivizmit feminist përgjatë viteve dhe tek sa i sheh gratë të bëhen të guximshme dhe të sinqerta.

Atë e ka përcjellë guximi të ndërtojë projekte të mëdha, duke besuar se arsimimi është i rëndësishëm, si në shkollë, në familje ashtu edhe në shoqëri, veçanërisht edukimi i djemve dhe burrave.

“Fuqizimi i gruas ndihmon”, por gjithashtu është bërë një slogan banal i pranuar në përgjithësi që sipas saj vjen me burimet kryesore. Rada thotë se sigurisht që gratë duhet të fuqizohen, por është e rëndësishme të kuptohet se në cilën shoqëri dhe në kushtet e së cilës politikë duhet të jenë të fuqizuara.

“Ne duhet të luftojmë për politikën, për një projekt politik. Fuqizimi vjen brenda paketës së politikës dhe politikave të marra si një e tërë. Është e rëndësishme të shkosh me pretendimet e grave përtej kushteve politike dhe nacionalizmave ashtu siç janë me të vërtetë, për t’i kapërcyer ato në funksion të konfigurimeve të reja dhe politikave më të mira që do të ishin më miqësore ndaj grave dhe burrave. Fuqizimi i grave nuk punon kundër njerëzve, edhe pse këto të fundit në mendjen e tyre të ngushtë ndonjëherë mund ta shohin atë si një kërcënim, i cili në të vërtetë nuk është i tillë. Burrat (edhe pse jo të gjithë) gjithmonë kanë pasur qasje më të lehtë në pushtetin publik. Për gratë ka më shumë pengesa. Por a dëshirojnë gratë të kenë qasje të njëjtë në pushtet sikurse burrat brenda shoqërisë, ashtu siç janë dhe politikat shtetërore? Unë dyshoj.”, tha ajo.

Ndërsa, sa i përket rolit të saj në shoqëri, ajo thotë se nuk ka asnjë rol në shoqëri, nuk ka përgjegjësi. Ajo është thjesht një profesoreshë në pension që punon në shtëpi, që do të thotë që lexon dhe shkruan në tavolinën e saj të punës.

Edhe pse Rada nuk beson se leximi dhe shkrimi i saj ka ndonjë ndikim social, por, për të ndarja e njohurive, si dhe publikimet dhe ndarjet e tyre (me feministet, postkolonialistet, dekolonialistet, emigrantët dhe refugjatët e të gjitha kombësive dhe gjinive) ka një ndikim social: kërkon kohë dhe hapësirë. Me kalimin e kohës (gjatë 40 viteve të fundit) ajo ka parë përparim të madh të grave dhe feministëve në hapësirën ish-Jugosllave, në Evropën Perëndimore, por edhe në vende të tjera të njohura, si: India, Tajvani apo të tjerët. Nga ana tjetër, Rada thotë se ne s’duhet të harrojmë se një përparim i tillë i ideve feministe shpesh sjell konflikte të reja dhe të papritura nga kryqëzimet e ndryshme që ndodhin. Një gjë të tillë ka arritur ta kuptojë teksa po punonte në botimin e filozofisë aziatike, teorive feministe, teorive të përkthimit dhe epistemologjisë jugore, si shkak që të ketë sado pak ndikim social.

Aktiviste