More Raca ka lindur në Gjakovë në vitin 1993. Morea e përshkruan veten, këmbëngulëse dhe të cilën e simbolizon mirësia dhe lufta për barazi.

Kur Morea flet për fëmijërinë ajo thotë: “Kam shumë kujtime nga fëmijëria të cilat kryesisht janë të lidhura me filmin. Më kujtohet kur më është dhuruar një kamerë e vogël digjitale me të cilën kam filluar të filmoj kuadrat e parë, ku për protagonist kisha shokët dhe shoqet e fëmijërisë dhe për temë kisha lojërat tona fëmijërore, duke mos e menduar se kjo lojë të shpien drejt rrugës së kinematografisë e cila është forma ime e shprehjes dhe profesioni im”.

“Unë kam filluar të luftojë për të drejtat e grave sepse në shoqërinë tonë ka shume padrejtësi, diskriminim gjinor dhe racor dhe kjo më shtyn që të bëhem një nga zërat kritik për të luftuar pabarazinë dhe me ngulm të kërkoj drejtësi aty ku nuk ka. Si gjithmonë familjarët dhe shoqëria më kanë përkrahur ,e sidomos kur kanë kuptuar misionin tim dhe për këtë ndjehem shumë me fat.

Aktivitetet që mban mend më së shumti janë: festival i filmit Rolling Film Festival dedikuar komunitetit rom është projekti të cilin do ta mbajë në mend gjithmonë, sepse aty ajo kuptoi shumë për jetën e këtij komuniteti në Kosovë dhe gjëra të cilat më parë nuk i kishte ditur rreth këtij komuniteti. “Aty jam lidhur shumë me krijimtarinë artistike të këtij komunitet, traditën dhe kulturën e tyre që është shumë e pasur dhe e panjohur akoma për një pjesë dërmuese të popullsisë në Kosovë”.

Fuqizimi i gruas për Morenë do të thotë: të krijojmë mundësi të barabarta në edukimin e tyre dhe kjo do të rezultonte me një frymë të barazisë sociale.

Si regjisore kryesisht trajtoj problematikat e gruas në shoqërinë Kosovare për të sensibilizuar opinionin dhe për të shpërfaqur histori të ndryshme, të trishta të gruas kosovare, e cila është e diskriminuar nga një mentalitet i prapambetur patriarkal.

Projektet  më të suksesshme të Moresë janë:

Filmi Home (Shtëpia), ku për temë ka diskriminimin e gruas në trashëgimi pronësore. Filmi është shfaqur në festivale prestigjioze botërore.
Filmi Ajo, i cili trajton dhunën ndaj gruas dhe heshtjen e saj.

Aktiviste