Fazile Bungu, 58 vjeçare, është nga fshati Balaj me vendbanim në Rr. Shaban Gashi PN Ferizaj, është e martuar dhe ka tre fëmijë (dy vajza dhe një djalë). Ajo punon për organizatën për persona me aftësi të kufizuara Hendifer në Ferizaj në cilësinë e drejtoreshës së kësaj shoqate.

E pyetur se si mund ta përshkruajë më mirë karakterin e saj dhe punën e saj dhe se çfarë e simbolizon atë, Fazilja u përgjigj duke thënë se është e thjeshtë, e përkushtuar, e fuqishme, e moralshme, e guximshme, vizionare, e vendosur, humane, gjithçka qe kam synuar kam arritur me virtyt te madh njerëzor. Ajo çka me simbolizon më së shumti është humanizmi dhe socializmi.

Fëmijëria për të është diçka e shenjtë dhe është periudha më e pafajshme e njeriut. Gjithçka që asaj i bie ndër mend është se ka dashur të ishte e veçantë në sytë e prindërve dhe se ka dashur gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes së tyre. Por duke u rritur ajo e kishte kuptuar se jeta mund të tregohet e padrejtë e herë-herë edhe idiote me një pjesë të popullsisë. Asaj i kishte ndodhur një tragjedi, e cila nuk e kishte lejuar që ta shijonte jetën sikurse çdo i ri tjetër. Barrierat e jetës e kishin fundosur thuajse në greminë, mirëpo kishte arritur të mbledh forcat shpirtërore dhe të sfidonte jetën ashtu që sot të ndihet më e fuqishme se kurrë. Edhe pse karakteri i saj nuk e lejon që të jetë pesimiste, ajo kurrë nuk e kishte harruar tragjedinë që kishte përjetuar dhe djegien e indeksit.

E pyetur se kur dhe pse ka filluat të luftonte për të drejtat e grave dhe se cilat ishin reagimet e familjarëve dhe shoqërisë kur ajo u kishte treguar për kauzën e saj, ajo u përgjigj duke thënë se duke u ballafaquar me probleme te shumta te femrave te cilat vizitojnë shoqaten tonë neve kemi menduar te fillojmë të luftojmë këtë dukuri negative te shoqërisë sonë. Familjaret nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj sepse edhe ata vetë janë persona që shkaktojnë probleme të tilla dhe sidomos kur ballafaqohemi me njerëz të vendeve rurale. Gratë në vendet rurale nuk janë të informuara për të drejtat e tyre dhe në masë të madhe këto të drejta u mohohen nga familjarët e tyre.

Projekti i saj më i veçantë është projekti i shërbimeve sociale me anë të së cilit çdo personi me nevoja të veçanta i ofrohet ndihmë në mënyra të ndryshme me qëllim që edhe ata të arrijnë të shijojnë të drejtën e tyre për jetën sikurse çdo njeri tjetër.

E pyetur se si do t’i përshkruante të

“të drejtat e grave në Kosovë” dhe cilat janë 3 sfidat kryesore të qenit grua në Kosovë, ajo u përgjigj duke thënë se në krahasim me amendamentet ligjore te cilat garantojnë te drejtat e grave  realiteti është mjaft i kundërt . Sfida e parë është arsimimi, e dyta mohimi i të drejtës së shprehjes së lirë, ndërsa sfida e trete është punësimi

Momenti më i lumtur për të është kur arrin të realizojë synimet e saj në shërbim të popullit, ndërsa momenti më dëshpërues është kur gënjehet nga njerëzit vendimmarrës

Kur u pyet se çfarë do të thotë ‘fuqizimi i gruas’ dhe i burrit për të  dhe se çfarë mund të bëjmë si shoqëri që vajzat dhe djemtë e rinj të rriten në një frymë të barazisë sociale, Fazilja tha se fuqizim i gruas nënkupton që një femër t’i gëzojë të drejtat e saja për jete, faktikisht është e njoftuar me te drejtat e saja dhe nuk lejon te shkelet asnjë e drejtë e saj. Po ashtu edhe te drejtat e burrit duhet te respektohen njësoj. Duhet së pari t’i njoftojmë te rinjtë me të mjetet ligjore me anë të së cilave garantohen të drejtat e njeriut sepse kështu vetëdijesohen shoqëria dhe arrijmë të kemi një barazim të frymës sociale.

Motoja e saj në jetë është të jesh i drejtë në këtë botë të padrejtë.

Në fund iu kërkua që të na tregojë për disa nga aktivitetet dhe projektet që kanë pasur ndikim në shoqëri dhe ajo përmendi shërbimet sociale, dhurimin e ndihmave ushqimore, higjienike dhe veshmbathje çdo muaj, nxitja, trajnimi dhe aktivizimi i grupeve rinore në punën vullnetare, avokim dhe lobim për te drejtat e njeriut si dhe dhënia e këshillave tek anëtarët tanë si dhe familjarët e tyre, integrimi i personave me aftësi te kufizuara nëpërmjet sportit,  organizimi i kampingjeve multietnike, organizimi i kurseve ne rrobaqepësi, etj.

Uncategorized @sq