Elvana Shala, nga Peja, 28 vjeçe, e lindur më 11.05.1990, aktualish jeton në Prishtinë. Familja e saj përbehet nga prindërit, 2 motrat dhe një vëlla. Elvana është fëmija i tretë në familje.

Kur Elvanës iu kërkua që ta përshkruante karakterin dhe punën e saj me fjalë të thjeshta, duke na treguar se çfarë e simbolizon atë, ajo u përgjigj duke thënë se mendon që fjalët që më së shumti përshkruajnë karakterin e saj janë këmbëngulësia, humanizmi dhe sinqeriteti. Ajo thotë se është shumë e fortë për nga ana e karakterit dhe se si femër që është nuk dorëzohet lehtë. Gjithmonë këmbëngul për arritjen e qëllimeve të saja në veçanti kur e di që ato janë qëllime të drejta. Gjithashtu ajo thotë se është shumë e butë shpirtërisht dhe se nuk mund të mbajë kurrë mëri  apo e hidhëruar me dikë. Falë shumë dashuri edhe atëherë kur nuk e marr të njëjtën. Ajo thotë se është shumë e sinqertë me njerëzit edhe pse shumë herë ky sinqeritet e ka dëmtuar atë. Ndërsa në anën tjetër që qenit humane është diçka që e përmbush atë.

Kur Elvana u pyet të na rrëfejë diçka në lidhje me fëmijërinë e saj dhe çfarë kujtimesh i kanë ngelur asaj në mendje, ajo u përgjigj duke pohuar se fëmijëria e saj fatkeqësisht ka qenë një fëmijëri shumë e vështirë dhe me plot sfida shëndetësore pasi vetëm 6 muaj pas lindjes u diagnostikua gabueshëm nga një doktor i Pejës, me një diagnozë e cila e la me pasoja ne ecje përgjatë gjithë jetës. Që nga ajo kohë ajo thotë u rrita duke kërkuar shërim në shumë klinika vendore dhe ndërkombëtare dhe duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme shëndetësore. Nga fëmijëria e hershme krejt çka mbaj mend janë qëndrimi i gjatë në spitale, operimet, lotët dhe mundi i madh për të pasur një ecje të drejtë dhe normale. Pra nuk ishte një fëmijëri e zakonshme e bukur dhe me lojëra. Ndërkohë që pasi fillova shkollën fillore edhe pse vazhdoja të përballesha me sfidën e shëndetit  u bëra një nxënëse tejet e përkushtuar në mësime dhe shumë e integruar në mënyrë të barabartë në shoqëri pasi familja gjithmonë më kishte trajtuar dhe edukuar që të jem e barabartë me të tjerët. Në moshën 12 vjeçare ajo filloi të punonte me shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare që kishin për qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe organizimin e aktiviteteve kulturore dhe humanitare. Që nga ajo kohë e deri më sot përveç shkollimit ku u diplomua për Shkenca Politike dhe Komunikim Masiv & Gazetari, ajo kurrë nuk u ndalë duke punuar fort kundër diskriminimit të njerëzve dhe luftimit për të drejta të barabarta pa dallim kategorie, gjinie, feje, race apo orientimi seksual. Si një e re gjithmonë gjatë punës dhe shkollimit të saj ajo ka theksuar se “Të gjithë kanë lindur nga dashuria dhe me dashuri duhet të trajtohen”. Por, përveç pjesës së dhimbshme në aspektin e shëndetit përgjatë jetës ajo e pranon se ka pasur edhe shumë momente të lumtura dhe të suksesshme. Në kujtime më kane ngelur shume situata si të mira ashtu edhe të këqija kështu që po fillova t’i numëroj do të jenë të panumërta.

Elvana ka filluar të luftojë për të drejtat e grave qysh herët. Në fakt unë kam filluar shumë e re të luftoj jo vetëm për të drejtat e grave por të të gjithë njerëzve në përgjithësi e veçanërisht kundër diskriminimit të kategorive të margjinalizuara dhe kundër pa barazisë gjinore. Fillova pikërisht për faktin që personalisht tani si vajzë me nevoja të veçanta të mos diskriminohesha në shoqëri e pastaj që mos ti lejoja as tjerat të jenë të tilla. Familja gjithmonë kishin reagime pozitive për kauzat që ndërmerrja dhe gjithmonë më përkrahnin. Ndërsa sa i përket shoqërisë si mentalitet patriarkal që jemi shumë herë bija ndesh me idetë e tyre. E para sepse femra shihej gjithmonë vetëm si “ rob i shtëpisë që duhet ti bindet urdhrave të familjes apo të burrit edhe kur ata s’kanë të drejtë; se je vajzë e mirë vetëm atëherë kur nuk kundërshton prindërit etj etj. apo se për kauzat e tilla që nuk paguhen me para nuk ia vlente të humbisja kohë. E që në realitet unë gjithmonë isha dhe jam kundër faktit që femra nuk guxon të kundërshtoj familjen apo burrin dhe të ndjekë ëndrrat dhe qëllimet e saj; apo që je vajzë e mirë vetëm nëse pajtohesh me mendimet apo kërkesat e prindit, kjo sepse koha e Kanunit ka kaluar dhe ligjet dhe konventat ndërkombëtare parashohin që cdo njeri ka të drejtë të mos-pajtohet me mendimet e tjetrit kushdo qoftë ai/ajo. E kur akuzohesha se po bëja punë kot sepse nuk paguhesha financiarisht përgjigjja ishte “gjerat më të bukura në botë janë falas.

E pyetur të na rrëfente se cilin nga aktivitetet/projektet do e mbajë mend përgjithmonë dhe se çfarë ishte e veçantë në lidhje me që ajo u përgjigj duke thënë se që nga viti 2002 kur ajo kishte filluar të merrej me aktivitete të ndryshme e deri më sot, ka shumë aktivitete dhe projekte ku secili bartë veçantinë e vet, por për të gjithmonë do të mbetet në kujtesë përfaqësimi i parë që i kishte bërë Kosovës në cilësinë e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në Samitin Vjetor për të Rinjtë pranë OKB-së në Nju Jork në vitin 2015, dhe projektin e fundit të lansuar në nëntor të vitit të kaluar “Nje fije dritë” kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. E para kishte veçantinë e saj sepse Kosova kishte tashmë për herë të parë një Ambasadore të Vullnetit të Mirë që e përfaqësonte shtetin në OKB dhe e dyta fushata “Një fije dritë” më bëri të njihja një anë tejet të fortë dhe të dhimbshme të femrës kosovare dhe të dëgjoja histori përjetimi që si kisha lexuar as në libra. 

Elvana mendon se të drejtat e barabarta të grave në Kosovë janë të cunguara kjo për shkak se ende jetojmë në një mentalitet patriarkal kanunor. Në shumë zona rurale të Kosovës gruaja jeton ende plotësisht nën presion dhe varësi të burrit ndërkohë që një përmirësim i dukshëm i gjendjes vërehet vetëm në qytete, por sipas saj kjo ka ngelur kështu edhe për shkak të kushteve jo të mira ekonomike në vend.  Sfidat kryesore të të qenit grua në Kosovë sot janë të jesh vetvetja dhe të ndjekësh ëndrrën tënde, të flasësh hapur për mendimin tënd pa u paragjykuar dhe të mbash pozita të larta udhëheqëse.

E pyetur për momentin më të lumtur dhe atij më dëshpërues gjatë aktivizimit të saj, ajo u përgjigj duke thënë se gjithmonë momenti më i lumtur ka qenë kur ka arritur të thyej tabu dhe paragjykime për kauza të caktuara dhe t’i bëjë njerëzit të mendojnë ndryshe, e në veçanti kur ka arritur t’iu ndihmoj njerëzve në nevojë. Ndërsa sa i përket momentit më dëshpërues gjithmonë ka qenë momenti kur është paragjykuar për shkak të mënyrës së ecjes së saj dhe gjithashtu kur njerëzit nuk e kanë kuptuar mirë esencën e një aktiviteti të caktuar.

E pyetur se çfarë do të thotë ‘fuqizimi i gruas’ dhe i burrit për të dhe se çfarë mund të bëjmë si shoqëri që vajzat dhe djemtë e rinj të rriten në një frymë të barazisë sociale, ajo u përgjigj duke potencuar se fuqizimi i gruas do të thotë fuqizim i tërë shoqërisë në përgjithësi, kjo, sepse femra është qenie riprodhuese dhe prej saj vjen në jetë një fëmijë i cili pastaj bëhet i rritur dhe prej tij krijohet një shoqëri e tërë, andaj sa më e fuqishme dhe e emancipuar të jetë femra e tillë do jetë edhe e tërë shoqëria pas saj. Ndërkaq fuqizimi i burrit vetëm sa e plotëson në suaza të caktuara atë që nga natyra s’mund ta bëjë femra. Ne si shoqëri duhet të jemi më të vetëdijesuar rreth barazisë  sociale dhe fëmijët duhet ti edukojmë në atë frymë që motrat janë të barabarta me vëllezërit dhe nuk i dallon gjë tjetër përveç gjinisë. Dhe më e rëndësishmja assesi të mos ndikohemi nga fjalët negative të njerëzve që na rrethojnë.

Elvana nga viti 2014 ushtron rolin e  misionin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën të dhënë nga Komisioni Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut, një organizatë ndërqeveritare pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Misioni im është mision përfaqësues diplomatik jo-fitimprurës me mandat 4 vjeçar i cili më jep mundësinë e përfaqësimit të Kosovës në  konferenca samite dhe evente të ndryshme të diplomacisë publike në arenën ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme vetëdijësuese sociale dhe humanitare në Kosovë. Në janar të këtij viti kam kaluar në mandatin e dytë në mesin e 5 Ambasadorëve të vetëm të Vullnetit të Mirë në botë që emëron IHRC.

Motoja që e përcjellë në jetë është “E drejta jote nuk blihet, ajo lind me ty. Mbroje atë”

Tri nga projektet e saj të cilat kanë pasur ndikimin më të madh shoqëror të realizuara si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën janë: Fushata vetëdijësuese për të drejtat e njeriut e lansuar në vitin 2014 përmes së cilës kam përquar mesazhe për rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftën kundër diskriminimit, aksikoni humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë në qytetin e Pejës në vitin 2016 përmes së cilit kam ndihmuar shumë familje me kushte extreme të vështira me veshëmbathje dhe gjëra ushqimore, si dhe fushata vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “Një fije dritë” fushatë e cila bëri thirje për thyerje të heshtjes dhe respektim të kësaj kategorie jo vetëm në nivelin vendor por edhe atë ndërkombëtar.

Uncategorized @sq