Elona Beqiraj është lindur në Gjermani në vitin 1997. Puna e Elonës përshkruhet me një fjalë:  origjinalitet!  Çdo  projekt  që ajo fillon ka  dëshirë ta bëj me  vullnet të vërtetë. Elona dëshiron  që fotografitë e saj të sjellin një  atmosferë që e bën njeriun ta ndjejë të  vërtetën, ta gjejë një hapësirë larg pritshmërisë  e shoqërisë sonë, larg standardeve, larg idealeve. Gjithmonë  mundohet që njerëzit që fotografon, njerëzit që  janë  ulur para  kamerës të ndjehen  të sigurt dhe rehatshëm rreth  saj. Ajo dëshiron që atyre t’u jep  mundësinë e një hapësire ku mund të jenë   vetvetja.

Elona ka filluar të luftojë për të drejtat e grave sepse gjithmonë ka ndjerë një presion të madh në shoqërinë  tonë, sidomos ndaj grave, që t’iu përshtaten idealeve (që shpesh janë joreale) dhe të sillen ashtu  siç shoqëria pret. Sidomos udhëzimet se si të  sillemi    para burrave  gjithmonë e kanë  bërë të mendoj se pse  ne duhet të sillemi në  një mënyrë që atyre iu përshtatet  më së shumti. Pse duhet të jetojmë në  një mënyrë që është e pajtueshme me idealet  që burrat kanë ndaj grave? Shpesh takoj njerëz (edhe  në rrethin tim) që ende nuk e kanë kuptuar pse ‘ankohen’  gratë. Përgjigja ime gjithmonë është që ne nuk po luftojmë  për të drejta ekstravagante apo të drejta luksoze. Ne thjesht luftojmë për të drejta  që janë themelore, njerëzore. Të drejta që për burrat në shoqërinë tonë janë të garantuara,  por nëse gratë i kërkojnë ato, duken që po kërkojnë diçka të pazakontë.

Projekti  im i preferuar  është foto projekti  im “Redefining Beauty” (Ripërcaktimi i bukurisë),  të cilin e kam realizuar në Prishtinë (Dhjetor  2016). ”Redefining  Beauty” ka për qëllim  thyerjen e standardeve të  bukurisë dhe ky projekt ka për qëllim t’iu ndihmojë  njerëzve ta duan veten larg idealeve, larg perfeksionit. Në  këtë projekt i kam fotografuar disa persona me akne ne fytyrë  dhe përmes fotove dëshiroja t’i ndihmoja ata dhe njerëzit që i  shikojnë ato fotografi që të ndihen më rahat me veten dhe mos të  kompleksohen  për shkak të akneve të tyre.  Është një projekt i veçantë  për  mua sepse  kërkon prej  anëtarëve të projektit  qe t’i kalojnë kufijtë e  vet dhe është një projekt qe  ka arritur shumë vëmendje në rrjetet  sociale. Persona nga gjitha anët e botës  i kanë shikuar fotot dhe më  kanë  shkruar  mesazhe se  sa të fuqizuar apo fuqizuara  ndihen sot të dalin jashtë shtëpisë  edhe pa grim.

Kuptimi i Elonës për të drejtat e barabarta të grave në Kosovë është ky: “Edhe  pse mund të them që gratë e gjeneratës tonë tash për tash janë më  të  pavarura  se sa që ishin  ndoshta gjyshet tona,  përsëri mendoj që është  vetëm një pjesë e vogël në  Kosove sidomos në qytete të mëdha si  në Prishtinë që kanë barazi.  Por nuk guxojmë ta  harrojmë që Kosova nuk  është vetëm Prishtina dhe  shumica e grave në qytete dhe  katunde tjera ende janë të varura  nga burri. Idealet e vjetra janë të  vendosura shume thellë në strukturat tona  mendore. Për t’i thyer këto struktura nuk mjafton  një proces një ditor. Është një proces i ngadalshëm  deri sa bëhet  ‘normale’  në Kosovë  t’i  shohim  gratë të barabarta  me burrat. Por është  një rrugëtim që së bashku mund ta marrim.  Një qëllim për të cilin bashkë duhet të luftojmë, sidomos  ne gratë që jemi më të ‘privilegjuara’ (në lidhje me barazinë  dhe me pavarësinë) duhet ta përdorim këtë përfitim që jemi më thellë  të lidhura në rrjete të ndryshme sociale për t’i ndihmuar këtij ndryshimit shoqëror.

Elona thotë që fuqizimi i gruas është edukimi, çelësi  i pavarësisë së njeriut. Së pari duhet të ketë qasje  në edukim sepse shkolla ju ofron hapësira për të  qenë  të punësuara  dhe të pavarura  dhe të kenë shanse më  të mëdha të kontribuojnë  në shoqëri dhe në jetën e  tyre. “Edukimi është elementi  kyç, por procesin edukativ duhet ta rishikojmë, unë mendoj që krejt  sistemi duhet të ndryshojë për të dy gjinitë me qenë i barabartë.  Duhet të ri mendohen ngjyrat e ndara, lodrat për djem , anijet kozmike  duke i frymëzuar që as qielli nuk është kufiri dhe duhet te shkatërrohen  kukullat qe vetëm sjellin standarde joreale të bukurisë. Edukata në shtëpi duhet  të fillojë në një frymë të re ku vajzat inkurajohen të arrijnë gjëra të mëdha. Familja  duhet ta mbështes vajzën e jo duke i vendosur kufij e limite. Fuqizimi i gruas e fuqizon  edhe burrin, e fuqizon familjen dhe e frymëzon të  ardhmen. Edhe  burrat vuajnë prej  patriarkalitetit sepse  ndihen nën presion se çka do të thotë  për ta “burrë i vërtetë”. Jetojnë në  presionin që duhet të sjellin para në shtëpi, si ta  krijojnë mbijetesën dhe si duhet të jenë të fortë në familje”.

Projektet e Elonës që kanë pasur ndikim shoqëror janë:

1) Krijimi me disa të rinj së bashku i një projekti që ka për qëllim bashkimin e të rinjve të qytetit me të rinjtë refugjatë që kanë kërkuar azil në qytetin tonë.

2) Foto projekti  “Redefining Beauty”  i zbatuar nga Elona  i cili i ka ndihmuar shumë  njerëz, anë e mbanë botës ta  pranojnë veten ashtu siç janë –  edhe me (të  ashtuquajturat)  “pa përsosmëritë”  e tyre.

Elona është duke planifikuar qe të studioj shkencat politike, për momentin është në vazhdim të foto projektit të saj.

Aktiviste