Delina Fico është një grua aktive e shoqërisë civile në Shqipëri që nga vitet e ’90-ta. Ajo është një udhëheqëse, menaxhere, një grua me ekspertizë në avokim, barazi gjinore, zhvillimin e kapaciteteve individuale e institucionale. Përgjatë 50 viteve të fundit ajo është angazhuar në shumë organizata lokale, regjionale, ndërkombëtare si dhe në agjenci ndërqeveritare në Evropë e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si: Chemonics International, World Learning for International Development, East West managment Institute, UNIFEM, Open Society Institution e në disa vende të tjera.

Delina, e cila u lind në Pekin të Kinës, rreth 8 mijë kilometra larg Shqipërisë, kishte kaluar një jetë të rrethuar me dashuri, me njerëz që i do, i vlerëson dhe të cilët i japin shumë dashuri. Delina thotë se është njeri me fat sepse gjithmonë kishte pasur mundësinë të marr shkollim të mirë dhe të bëj punë të cilat i pëlqejnë.

Kanë kaluar 23 vjet që kur Delina ishte drejtoreshë e Qendrës së Gruas në Tiranë. Përgjatë këtyre viteve, Delina nuk ka ndryshuar, është sërish e dedikuar për kauzat që beson. Kauzat e saj janë shtuar dhe besimi nuk është shuar.

“Jam njeri i angazhuar që do të thotë se, kur shoh një problem shoqëror, dua të bëj diçka për ta zgjidhur. Po ashtu, besoj fanatikisht në të drejtat e barabarta për të gjithë e sidomos për grupet që shpesh diskriminohen me justifikime të ndryshme. E shoh bukur jetën, botën dhe njerëzit, besoj tek e mira në to”, përshkruan Delina karakterin e saj.

Angazhimi i saj në përkrahjen për të drejtat e grave buroi fillimisht nga një kuptim shumë i fortë, i respektit për të drejtat e barabarta të njerëzve, një ndjesi të cilën e ka pasur që shumë e vogël. Edhe pse prindërit, motrat dhe miqtë gjithmonë e kanë përkrahur në angazhimin e saj për drejtësi dhe barazi të barabartë, ndonjëherë e kanë shpotitur, siç thotë Delina për zellin e saj për të vënë në dukje çdo shfaqje të pabarazisë gjinore si p.sh ajo reagon gjithnjë kur sheh debate televizive ku një gazetar burrë modern diskuton mes pesë burrave të tjerë.

Në mes të viteve të 1990 me gati të gjitha organizatat e grave në Shqipëri filluan avokimin lidhur me të drejtat riprodhuese të grave. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë aprovuan një ligj përparimtar në lidhje me këto të drejtat, ndërkohë ata votuan KUNDËR të drejtës së grave për vendimmarrje lidhur me shtatzëninë. Në ato vite (1990), shoqata e grave “Refleksione” dhe Qendra e Gruas (sot Aleanca Gjinore për Zhvillim), me të cilat Delina punonte në atë kohë, kishin ndërtuar qendrën e parë të këshillimit për gra dhe vajza, viktima të dhunës në Tiranë.

“Shumë gjëra kanë shkuar përpara për mirë lidhur me të drejtat e grave në Shqipëri në këta 25 vitet e fundit, pas ndryshimeve politike të viteve 1990 – 1992. Por gratë dhe vajzat ende përballen me sfida të mëdha. (I) Dhuna ndaj grave, e cila është ende në nivel shumë shqetësuese; (II) Niveli i shërbimeve sociale, sidomos për fëmijët, të moshuarit, njerëzit me aftësi të kufizuara, i cili është ende shumë i ulët dhe i kufizuar, duke bërë që përkujdesi për këto grupe të bjerë mbi shpatullat e grave; dhe (III) Varfëria dhe mungesa e qasjes në punësim të sigurt për një masë të konsiderueshme të grave e vajzave, janë tre prej këtyre sfidave madhore”, thotë Delina duke krahasuar kohën e aktivizimit nga vitet e ‘90-ta e deri më sot.

Delina ka shërbyer në disa borde të organizatave me nam në Shqipëri dhe Kosovë, si organizata “Refleksione” dhe Rrjeti i Grave të Kosovës. Ajo ka studiuar shkencat politike si dhe menaxhimin e organizatave jofitimprurëse në New School for Social Reserach në New York. Sot ajo është e angazhuar në dy drejtime kryesore: punon me programe që përkrahin zhvillimin e shoqërisë civile në disa vende të botës dhe, si vullnetare, angazhohet në përkrahje të të drejtave të grave dhe të personave LGBTI në Shqipëri, por edhe më gjerë.

Aktiviste