Adriana Zaharijević e lindur në Beograd nё vitin 1979 kur  flet për fëmijërinë e saj gjëja e parë që i bije ndër mend është dashuria ndaj tregimeve. Vazhdimisht i ka treguar vetes tregime të cilat nganjëherë kanë zgjatur edhe muaj të tërë. Objektet dhe peizazhet kanë qenë të rastësishme. “Jeta ime është një varg i tregimeve fragmentare të cilat bashkë me mua i kanë treguar edhe njerëz të ndryshëm të cilët pata rastin t’i takoja, ndërsa disa prej tregimeve i ruaj vetëm për vete”.

Adriana ka filluar të luftojë për të drejtat e grave shumë rastësisht, por shumë shpejtë njё gjё e tillё për të është bërë e nevojshme. Dhe kështu ka mbetur që 17 vite qё prej se  është kyçur në lëvizje. Ajo thotë: Mua me të vërtet më ka ndodhur ai “kliku”, pas tё cilit thjeshtë më nuk mund ta shihni botën me sytë e njëjtë. Që nga atëherë çdo mendim u bë i angazhuar – një mendim apo opinion që lufton.

Projektet që Adriana kujton janë: festimin e 8 marsit 2008, në Rex, kur është ndaluar marshi për Ditën e 8 Marsit. Tetëmbëdhjetë gra që kanë marrë pjesë në shkrimin e librit “Dikush e përmendi feminizmin” ku mezi është vendosur në skenë. Ai libër dhe paraqitja e grave ishin festa e feminizmit, që do të më bëjnë të ndihem krenare përgjithmonë.

Momenti mё i lumtur i aktivizmit të Adrianës ёshtё sa herё qё mbanё njё ligjeratё  dhe nё fund del e përmbushur me një ndjenjë që diçka ka ndodhur, qoftë edhe ndonjë ndryshim më i vogël në vetëdije, në ndjenja, në vullnetin e saj, dhe kjo gjё, thotë ajo, e bёnё tё ndihet sinqerisht e lumtur. Ndërsa momentet e trishtuara, ajo thotë, se  zgjedh t’i harroj.

Adriana thotë se pёr tё feminizmi nënkupton një luftë të transferueshme që rrënjësisht i ndryshon kushtet e jetesës te gratë dhe te burrat (dhe të gjithë ata në mes tyre) dhe na ofron liri në barazi. Kjo gjithashtu kërkon një punë të vazhdueshme për të ndryshuar mënyrën se si të mendojmë, besojmë, ndihemi dhe vlerësohemi.

Roli i Adrianës në shoqëri është: shkrimi, përkthimi dhe fjala. Besoj se detyra jonë është që të angazhohemi në sferën publike, të ndryshojmë kuptimet e asaj çka është publike e çka private, të zgjerojmë hapësirat e mundshme për ata që vijnë pas neve.

 

Aktiviste